PRISHTINË- Gazeta e njohur amerikane “New York Times” ka publikuar një rrëfim të gjatë të Tim Neville nga Oregoni, i cili shkruan shpesh për aktivitetet në natyrë, ku në qendër të tij është Kosova.

Rrëfimi i gazetarit amerikan fokusohet në zonën turistike të Brezovicës. Në artikull ai ka dhënë shumë detaje për turizimin malor në këtë pjesë të Kosovës dhe për investimet që pritet të ndodhin atje. Për Neville, Brezovica është një perlë e Ballkanit.

Gazeta Express sjell të përkthyer rrëfimin e plotë të New York Times.

Gjërat janë duke ndryshuar për sportin në vendin më të ri në Europë, në kuadër të planit zhvillimor për të rindërtuar dhe zgjeruar industrinë në këtë vend.

Fjollat e borës janë ngjitur në dritare. Ato u shtresuan në dritaret e një kasolleje druri dhe po vështirësojnë pamjen nga brenda. Kur stuhia nuk ndalet për tri ditë, shtresa e borës këtu arrin deri 40 centimetra. Pamja e tillë të jep jetë e të gjallëron.

Moti ishte ideal. Disa orë më parë, unë isha në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, një qytet i mbuluar me kulme të kuqe, ku shtresa e borës kishte krijuar rrugët e veta mbi tokë. Ishte muaji shkurt, ishte akull, një mjegull e dendur që dukej si batanije e leshtë, shtrihej në qiellin e Ballkanit. Hodha skitë në pjesën e prapme të një xhipi Toyota 4Runner. Isha me dy serbë, të cilët i punësova për transport. Ne vazhduam rrugën në jug të vendit, të qetë, drejtë Maleve të Sharrit, përgjatë kufirit me Maqedoninë. Për një orë, ne ishim gati të mbërrinim në Brezovicë, në një nga qendrat më të bukura tw skijimit në Evropë, por jo funksionale.

Ndoshta keni dëgjuar për Kosovën. Por jo për skijimin në Kosovë. Vendi pa dalje në det, i cili gjendet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Kosova është vendi i fundit që u ngrit kundër Jugosllavisë së vjetër. Për vite të tëra ajo mbeti si një provincë autonome, e ngujuar brenda Serbisë jugperëndimore. Por, një luftë e hapur për pavarësi shpërtheu në vitin 1998 mes serbëve ortodoksë dhe shqiptarëve etnikë, të cilët janë myslimanë. Çdo gjë shkoi për keq, por me ndihmën e bombardimeve të NATO-s, përfundimisht lufta u ndal në vitin 1999. Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 110 vende të tjera e njohin pavarësinë e saj. Kosova qëndron si shteti më i ri në Europë, me një pavarësi 8 vjeçare me përafërsisht dy milionë banorë, një vend i cili shkon në drejtim të perëndimit me betejën e re për t’u ngritur në këmbë si shtet.brezovica2_1456399712-2478854

Por, para kësaj, Kosova njihej si vend skijim në kohën e ish Jugosllavisë së bashku me vendskijimet e tjera që nga Kranjska Gora e deri te Popova Shapka në jug. Popullariteti i këtij sporti u rrit kur u zhvillua Olimpiada në Bosnje në vitin 1984, kur një slloven, Jure Franko, fitoi medaljen e argjendtë në sllallomin gjigant. Ai po ashtu ishte fitues edhe i medaljes së parë në Lojërat Olimpike Dimërore të Jugosllavisë.

Brezovica, rreth 400 kilometra në juglindje të Sarajevës, ka shërbyer si një zonë rezervë për këto lojëra, por skiatorët ekstremë të Jugosllavisë tashmë e njohin këtë vend që ofron kënaqësinë e shpateve të thepisura vetëm për pak para.

Pranë ka enklavën serbe të Shtërpcës, rreth 60 kilometra në jug të Prishtinës. Në vitet 80-të, ky vendpushim kishte 10 skilifta. Dee Jay nga Beogradi dhe Shkupi në këtë vend kanë mbajtur njerëzit në festë deri në agim.

Kur të zgjoheni në mëngjes, ju mund të shihni aq borë, e cila ka mbuluar gjithçka, sa që edhe kaprojtë ngujohen në të.

Brezovica i mbijetoi luftërave, por jo edhe paqes që erdhi më pas. Gjatë fillimit të viteve 2000, INEX, ndërmarrja shoqërore serbe që menaxhoi vendin turistik, ndaloi së investuari në Brezovicë dhe çdo gjë filloi të shkatërrohej. Një nga hotelet kryesore, objekti i të cilit kishte formën e një prizme, salla e diskotekës, të gjitha u bën të ftohta. Një nga skiliftët nuk punonte dhe në vitin 2013 asnjëri prej tyre nuk ishte funksional.

Prillin e kaluar, një konsorcium francez ka nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë për ta sjellë Brezovicën prap në jetë. Plani ishte mjaft ambicioz dhe shumë vendas e panë me dyshim. Një grupim firmash të mëdha në botë, për zhvillim turistik – PZHK Consulting, firma inxhinierike Egis dhe Compagnie des Alpes, kompania më e madhe e menaxhimit të zonave për skijim në botë duke përfshirë edhe ato zona të skijimit francez si Val d’Isere, Tignes dhe Méribel – ranë dakord për të investuar gjysmë miliardë dollarë, rreth 410 milion euro, gjatë 17 viteve të ardhshme për ta bërë Brezovicën një nga zonat më të mëdha të skijimit në Ballkan. Kështu ka thënë Jill Jamieson, një konsulent i cili ka punuar në paketën e financave. Ky është investimi më i madh privat në vend që nga lufta në Kosovë.

Synimet e planit janë marramendëse. Koncorsiumi ka kohë deri në muajin maj filloi financimin, në mënyrë që puna të fillojë në verë. Kurdo që përfundon, pistat e skijimit do të shtrihen në një sipërfaqe prej 8000 ari, brenda një parku kombëtar. Numri i shtretërve në hotelet e kësaj zone do të shtohet nga 700 në 7000 – tri herë më shumë se janë në dispozicion tani në gjithë vendin. Vizitorët do të kenë në shfrytëzim një zonë prej 160 kilometrash përgjatë shpateve të maleve. Dy aeroportet ndërkombëtare, ai i Prishtinës dhe i Shkupit janë vetëm 90 minuta larg Brezovicës. Një ditë Brezovica mund të ofrojë një alternativë të mirë skijimi, me buxhet të përshtatshëm.

Megjithatë, skeptikët janë të shumtë. A mundet që vendi i vogël i cili kaloi nëpër luftë, të bëhet vendi më i madh i skijimit në Europë? A do të mund të jetë ndonjëherë një vendpushim gjigant për të tërhequr turistët? A do të ketë borë të mjaftueshme në këtë vend i cili gjendet në një planet të ngrohtë? Pas një korrupsioni të shfrenuar në politikën e Kosovës, e cila tashmë po ballafaqohet me gaz lotsjellës për 6 muaj me radhë në institucionin më të lartë të shtetit, dhe që ka ndërprerë funksionimin e këtij institucioni, a ka ndonjë mundësi që ky plan të realizohet?

“Nëse ne mund ta bëjmë këtë, ne mund të bëjmë gjithçka,” ka thënë Manik Begolli, një shqiptar i Kosovës i cili ka punuar me një ekip të partneritetit publiko-privat të kontraktuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për të ndihmuar gjetjen e investitorëve për Brezovicën. Ndoshta. Për momentin, unë vetëm dua të skijoj.

Brezovica ka një sipërfaqe të madhe që përdoret për vendparkim. Aty më lanë mua kur mbërritëm. Kishte filluar një stuhi e fortë. U takova me Igor Nikolceviç, i cili kishte veshur një xhaketë të mbuluar nga bora. Ishte 42 vjeçar, një serb me pak flokë në kokë dhe me sy shprehës. Mori çantën time të skive dhe më çoi në një rrugë të ngrirë, tek një piceri që ishte biznes i tij dhe i gruas së tij që quhej Draginja. Biznesin e quajti me emrin e vajzës së tyre, “Tina”. Tina tani jeton në Prishtinë. Mua ma dhanë dhomën e saj për fjetje. Ishte një dhomë e mbushur me fotografi të maceve të vogla.

E ndoqa Igorin deri në zemër të fshatit, i cili kishte një varg kasollesh të ndërtuara me dorë e që mezi siguronin jetesën duke ofruar shërbime elementare. Ishte një kafeteri e quajtur “Breca” dhe restoranti “Ljuboten”. Një dyqan i skive i quajtur “Dane”. Karriget e teleferikut te skiatoreve i pashë që ishin të ngrira nga akulli dhe dukeshin si xham.

“Edhe sa kohë do të fillojnë teleferiket të punojnë? E pyeta Igorin.

“Doni të thoni, a do të punojnë ndonjëherë“, u përgjigj Igori.

Kishte një përmirësim që nga koha e fundit kur kam qenë këtu, në vitin 2013, atëherë kur INEX kishte investuar qindra mijëra euro për energjinë e këtyre teleferikeve. Por gjithçka nuk ishte e humbur. Në vend të kësaj, për 7 euro (9 dollarë), djemtë e Danes që kishin siguruar motorët për borë, mund t’ju çojnë deri në majën e malit.

Kjo ishte një eksperiencë e mirë e skijimit që nuk besoja se do ta përjetoja ndonjëherë. Bora e butë shtrihej në pjesët e pjerrëta të malit. Kishte persona që ngjiteshin në këmbë, që merrnin me vete një raki të vogël gjersa muzikën e lëshonin në maksimum. E doja atë ndjenjë por edhe lutesha të kthehesha në kasolle.

Kësaj radhe, dy vite më vonë, kishte mundësi që skiliftët të punojnë. Rreth vitit 2014, pasi francezët ishin duke studiuar në heshtje perspektivat turistike të vendit, duke përfshirë edhe Koorporatën Energjetike të Kosovës, zyrtarët lokalë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nënshkruan një marrëveshje për të ripërtërirë dy skiliftë. Pajisja ishte shumë e vjetër, ndoshta datonte nga viti 1970 dhe ishte mjaft e pasigurte.

Kur Igori hapi derën e picerisë, hyri një frymë e ajrit të ngrohtë. Dritat e Krishtlindjeve ishin të varura në dritaret e kabinës, të cilat u kombinuan mirë me akullin në pjesën e jashtme të dritareve. Shenja të këmbëve në borë, fotografi të vjetra të skijimit në vend, kishin mbuluar muret e picerisë. Një kamin digjej, e që kjo bëri vendin të jetë i ngrohtë, të cilin unë lirisht mund ta quaj si piceria më e ngrohtë në Kosovë.brezovica6_1456399944-2309331

U ula në një tryezë prej druri në një lokal, ku një shtëpi e ndërtuar vetëm me dy dyer ishte e djegur nga zjarri. Pa asnjë zjarrfikës për të kontrolluar gjendjen në vend, rruga e Shtërpcës kohë pas kohë ishte e ngrirë. Megjithatë, njerëzit e fshatit kishin arritur ta ndalin zjarrin, e shpëtuan qytetin por jo edhe shtëpinë. Kjo shtëpi e bukur e ndërtuar nga guri dhe druri, ishte duke u shkatërruar.

“Zjarri u ngjit si letër,” tha pronari i shtëpisë së djegur, Andrej Kavcic. Ai serviri dy gota me raki kumbulle, një të tillë edhe për mua. “Çfarë të bëjmë tani?”, pyeti. “Duhet marrë veten dhe duhet lëvizur nga vendi, çka tjetër”, u përgjigj vet ai.

Stoicizmi duket të jetë një tipar kombëtar i kosovarëve, por kjo nuk ka mjaftuar që vendi të ngrihet në këmbët e veta. Rreth 80 për qind e popullsisë ishin zhvendosur gjatë luftës në Kosovë. Tani dyqane të reja mobiliesh shtrihen përgjatë autostradave të reja.. Aeroporti i Prishtinës ka pësuar një zgjerim prej 180 milionë euro në vitin 2013 dhe tani radhitet si aeroporti më i madh i Jugosllavisë së vjetër, pas Beogradit dhe Zagrebit. Problemet vazhdojnë, por vendi po bën përpjekje për të mbrojtur peizazhin e vet, të integrohet në Europë dhe të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin, që është një nga arsyet e sulmeve të gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës.Nëse shëtisni të gjithë vendin, ju do të shihni njerëz të veshur shumë bukur në kafene, në parqe. Dyqanet e veshjeve janë të dekoruara bukur, këto mund t’i shihni gjithkund por jo në vendet e punës. Vendi turistik mund të sigurojë më së paku 3000 vende të reja të punës, në një vend ku gjysma e popullatës janë të papunë.

Në vitin 2014, 3.7 milionë turistë ndërkombëtarë vizituan Shqipërinë, kurse në vitin 2004, vendi kishte 645 mijë vizitorë ndërkombëtarë. Disa vende të Ballkanit përpos Kroacisë dhe Greqisë mund të tërheqin udhëtarët transoqeanike ashtu siç janë edhe vet destinacionet në këtë moment, por kolektivisht, vendet si Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të bëjnë një itinerar të egër dhe interesant për vizitorët. Kosova dëshiron të marrë pjesë në këtë valë, Brezovica mund të jetë vendi ideal për ta treguar veten.

“Kosova është absolutisht e gatshme për diçka të tillë”, ka thënë Pascal Roux, shefi ekzekutiv i PZHK-Consulting njëherësh edhe lideri i konsorciumit francez. “Brezovica mund të jetë perla e Ballkanit”, ka thënë ai.

“Ndoshta kështu, duhet të jemi të sigurtë se po bëhet diçka e drejtë në këtë drejtim”, ka thënë Christopher Doyle, drejtor ekzekutiv nga Shoqata e Tregtisë Europiane “Travel Adventure”, e cila mban kampionet e tregjeve të udhëtimit në botë. Ajo që është e nevojshme, tha ai, janë “përpjekjet mbështetëse, të angazhohet komuniteti lokal dhe mbrojtja e mjedisit.”

Ecosign, një firmë kanadeze e planifikimit turistik malor që ka projektuar vende të skijimit në Alpe për 5 herë radhazi në Lojërat Olimpike Dimërore, ka përfunduar 15 planet për vendpushimet e reja ose ka riorganizuar në mënyrë radikale, duke përfshirë dy prej tyre në Maqedoni, katër në Serbi dhe dy në Greqi. Një firmë me bazë në Dubai në dhjetor njoftoi planet për të ndërtuar një “qytet turistik” me vlerë 5 miliardë dollarë, me mijëra shtëpi të pushimit pranë malit Bjelasnica të Bosnjës, aty ku u mbajtën Lojërat Olimpike. Mali i Kopaonikut, vendi më i zhvilluar turistik për skijim në Serbi, ka shtuar 6 skiliftë të ri dhe një hotel të ri në vend. Vendi Poiana Brasov në Rumani së fundmi ka shpenzuar 30 milionë euro për të zgjeruar terrenin e saj, duke shtuar edhe skiliftë të rinj.

Nëse është dikush që do të humbas shumë nga marrëveshjet e përfolura për Brezovicën, ai është Igori. Gjyshi i tij, Radojko Nikolcevic, ishte menaxheri i parë i përgjithshëm i resortit të skijeve i cili u hap në vitin 1954. Në vitet 70’ta ai ndërtoi një kasolle e cila tani u bë piceri, emrin e së cilës Igori ia vendosi emrin e vajzës së tij, Tina. Ajo u emërua në vitin 1993. Sot, familja e Nikolcevic fiton para të mjaftueshme duke shitur pica gjatë sezonit të dimrit. Me këtë fitim ata kalojnë pjesën tjetër të mbetur të vitit.

“Ne jemi njerëz të lumtur, e që duam të investojmë në turizëm, por kurrë në jetën time nuk kam qenë më i frikësuar për jetesën, sesa jam tani”, ka thënë Igor. “Malet janë me mua”.

Gjatë tri ditëve të qëndrimit tim atje, kishte momente frustruese, duke përshirë këtu edhe mos funksionimin e teleferikëve.

Tek restoranti Tina kam dëgjuar rënien e borës gjatë natës, e cila në mëngjes kishte mbuluar dritaret e dhomës. Nikolcevicët me trajtuan si të jem pjesë e familjes. Ne shpeshherë uleshim pranë zjarrit duke folur për jetën në Kosovë. “Politikanët budallenjë krijuan luftën”, thonë serbët e rrethuar nga shqiptarët. “Ne kurrë nuk kemi ndonjë argument për këtë”. Kur unë dëshiroja ta pastroja tavolinën pas ndenjes, Draginja më tha “Ky është Ballkani, gratë e bëjnë pastrimin”.

I ndihmova gjithsesi, e gjitha çka m’u lejua të bëjë është ta marr lopatën e ta pastroj borën që kishte mbyllur derën e lokalit. Dhe këtë e bëra në mungesë të energjisë elektrike.

“Gjërat e bukura ekzistojnë edhe kur diçka është e prishur”, më tha Draginja, kur u ulëm për të ngrënë darkën, në të cilën u servir djathë vendor, lakër dimri dhe një pjatë e mishit të derrit të cilën Duvan një fqinjë i tyre e përgatiti me shumë kujdes. “Kjo na bën të gjithëve të bashkohemi”, tha ai.

Në ditën time të katërt, stuhia kishte sjelle një mjegull të dendur, e cila largua atë ditë. Vendi dukej i mrekullueshëm, skiliftët u ç’bllokuan, e më në fund unë shijova edhe skijimin.

Dola me shpejtësi. Dëgjova një muzikë, një rock klasik që vinte nga kafeneja Che&Fox. Shitësit filluan t’i vendosin tavolinat e tyre në dëborë, duke përfshirë firmat e birrave serbe dhe lëngje me firma austriake. Pashë një burrë të ulur në një parking që mbante një karton në dorë që shkruante Rental Ski, me shenjën e çmimit 5 euro. Ndërkohë unë dëgjova për një vend skijimi të quajtur Livadh, ku u tha se gjendet një shtëpi e quajtur Shtëpia e Stojkut, që ishte një nga ndërtesat e pakta që mbetën aty.

Një njeri qëndronte pranë hyrjes së teleferikut, i cili kontrollonte biletat. Ai më pyeti edhe mua për biletë, por unë e pyeta se ku ta blejë atë sepse nuk e kisha.

“Jo, jo, ju nuk keni nevojë për një biletë”, tha një zë në gjuhën angleze pas meje. Kur u ktheva pash dy burra. Njëri prej tyre ishte me xhaketë të kuqe, i cili doli para meje dhe i tha personit që kontrollonte biletat diçka në gjuhën serbe. Ai nxori 3 euro dhe ia dha kontrollerit. “Eja, eja, miku im”, më tha ai, dhe pastaj hymë brenda për në teleferik.

Rexhep Krasniqi, 58 vjeç, kishte ikur nga Kosova 23 vite më parë si një refugjat,. Tani punonte në Londër si kontraktor. Ai ishte kthyer në vend me vëllain e tij, Isak, i cili tani drejton një kamp refugjatësh në Maqedoni, në sektorin e financimit. Isak tani është i papunë, por edhe jo aq i shqetësuar për atë gjë. “Mirë, po arrijmë të mbijetojmë”, më tha ai.

Kohën më të madhe të ditës e kam kaluar duke skijuar me Krasniqët, të cilët edhe ma shpjeguan sistemin e biletave. Ata ma treguan listën e çmimeve të këtyre pagesave për të shfrytëzuar teleferikun. Njëra ndër to ishte edhe bileta që vlente për tërë ditën, e cila nuk e kufizonte përdorimin e skiliftëve. Kurse një udhëtim i vetëm kushtonte rreth 3.25 dollarë; të cilën Rexhepi e kishte paguar edhe për mua për një vizitë në skiliftë. Mund të them se e gjithë kosto e shëtitjeve të mia me skilift brenda ditës më kushtuan vetëm 11 dollarë.

Kishte edhe gjëra të reja këtë dimër, punëtorët kishin instaluar një kuti elektronike të biletave, ku kjo shkaktoi që çmimi i biletave për një ditë të tërë të jetë 21 dollarë. Kjo shumë e bën një mesatare rreth 380 dollarë në muaj. “Më pak korrupsion, por më pak skiatorë”, më thanë në një nga ditët.

Destinacioni jonë i radhës ishte një kodër e quajtur Porta e Luanit, e cila kishte një pjerrtësi të madhe. Ishte një destinacion i vështirë për shkak të pjerrtësisë , por në pjesën më të madhe skijohej vetëm nga skiatorët profesionistë. Sidoqoftë, kishte edhe zona të cilat mund t’i kalonin edhe fillestarët.

Ndërkohë ne u ndalëm për drekë në një kasolle të quajtur Cafe Collmar, ku një kamerier na solli edhe kafe, raki, bukë e djathë. Rexhepi nuk më la ta paguaj faturën. “Nuk ka shqiptar nga Kosova që të lejon të paguash”, më tha ai me edukatë, por në mënyrë të vendosur. “Amerikanët, për ne, janë si Jezusi”.

Dita ime e fundit u dekorua me një reshje të borës e cila dukej si kristal. Kësaj radhe, Igor dhe një mik i tij nga Beogradi, Marko Nikolic, i cili ishte një udhëzues i malit, më ftuan të vizitoj një pikë të lartë të vendpushimit të quajtur Pribreg. Sipas tyre aty mund të gjenim rrugën më të gjatë të skijimit dhe atë më sfiduesen për t’u kthyer në bazë.

Ne shkuam në Livadhe. Kur arritëm atje unë hoqa skitë e mia dhe i vendosa mbi shpatulla. Kemi ecur për rreth 45 minuta për të arritur deri tek lartësia më e lartë e malit. U përpoqa të bëjë fotografi, sepse nga aty e shihja fshatin ku restoranti Tina ishte i vendosur. Me të arritur atje, unë kisha një këmbë në Maqedoni, e tjetrën në Kosovë dhe një pamje të 5 shteteve të tjera që mund t’i shihja nga aty.

Ndoshta Brezovica mund të jetë egoiste, por ajo është e përsosur ashtu siç është. Sidoqoftë këto pyetje janë edhe më egoiste: Çfarë do të kishit bërë ju nëse njëri nga vendet tuaja të preferuara për t’u vizituar, një vend sekret, është gati për t’u hedhur në erë? A nuk ishit munduar ta bënit të qëndrojë ashtu siç është?

Brezovica do të ndryshojë, natyrisht. Këtë e dinë të gjithë në Kosovë.

Por, Marko nuk humbi kohë. Ai hipi mbi snowboardin e tij, por i dhashë edhe syzet e mia të skijimit. Pastaj ne të dy filluam skijimin nëpër një botë të bukur, por të thyer.

Nëse jeni të interesuar ta vizitoni vendin:

Arritja në Brezovicë

Prishtinë (PRN) dhe Shkup (SKP) janë dy aeroportet më të afërta me Brezovicën. Nuk ka fluturime direkte për secilin qytet nga Shtetet e Bashkuara. Kontrolloni çmimet në Turkish Airlines, Sëiss, Lufthansa, Austrian Airlines, SAS, EasyJet, Delta, Alitalia për lidhjet e tyre në Europë.

Çfarë duhet të dini

Ky dimër me siguri do të jetë dimri i fundit për ta parë Brezovicën kështu siç gjendet tani. Në gjendjen e tanishme, ajo nuk është e gatshme për turistët. Skiliftët në shumicën e kohës nuk punojnë. Nuk ekziston një gjë e tillë si shërbimi ndaj klientëve. Për përditshmërinë atje, mund të kontrolloni faqen e Sar Planina-Brezovicë, ose edhe faqen Brazovica Resort në Facebook. Zona e skijimit gjithashtu ka një web sajt, i cili nuk është edhe aq i dobishëm për informacion: brezovica-ski.com

Nëse keni nevojë për ndonjë shoqërues

Punësoni një udhëzues që do t’ju ndihmojë të gjeni një vend për të qëndruar. Padyshim tani për tani është Igor Nikolcevic. Ai flet mirë gjuhën angleze. Me të mund të kontaktoni përmes faqes së restorantit të tij të quajtur “Tina” në faqen e Facebook-ut.

Biletat

Për një udhëtim nga Prishtina për në Brezovicë me makinë, kushton rreth 50 euro. Biletat për teleferikun tani kushtojnë 20 euro për një ditë të tërë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: