Zbulohen tmerret e papara të Çernobilit: Fëmijët shihen të mbuluar me arna misterioze të gjelbra dhe deformime të tjera në dokumentarin që tregon pamjet e katastrofës bërthamore

Një film i sapo publikuar, i titulluar “New Sky Documentaries Chernobyl: The Lost Tapes”, ka zbuluar imazhe të reja dhe tepër të rënda nga katastrofa bërthamore e Çernobilit.

Dokumentari është një vështrim i paprecedentë i kostos njerëzore të kolapsit të jashtëzakonshëm radioaktiv dhe fshehjes së informacionit që pasoi tragjedinë nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Pamjet horror që nuk janë publikuar kurrë më parë japin një vështrim të brendshëm të incidentit më të rëndë nuklear që ka ndodhur në tokë pas shpërthimit në Hiroshima.

Imazhet e tmerrshme përfshijnë fëmijë të vegjël me “bisht peshku”, të rinj të mbuluar me plagë të çuditshme dhe fëmijë me kancere ekstremisht të rralla. Foshnjat me njolla jeshile ‘shkëlqyese’ dhe kanceret e shkaktuara nga ekspozimi i tmerrshëm radioaktiv janë ndër imazhet më të zymta të publikuara deri më tani.

Ato gjithashtu tregojnë efektin shkatërrues që katastrofa ka pasur tek reaguesit e parë që zbritën në terren pothuajse pa asnjë pajisje mbrojtëse.

Fatkeqësia e Çernobilit ndodhi më 26 prill 1986, në njësinë numër katër në uzinën pranë Pripyat, në Ukrainën veriore. Stafi bëri gabime fatale gjatë një testi sigurie që shkaktoi shpërthimin e reaktorit bërthamor, gabime që u dokumentuan në dramën e njohur të HBO-së, Çernobili.

Më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan dhe u krijua një zonë përjashtimi prej 20 miljesh që ekziston edhe sot. Dy punonjës u vranë në shpërthimin fillestar më 26 prill, ndërsa 134 të tjerë u shtruan në spital për shkak të helmimit akut nga rrezatimi.

Nga ai grup, 28 vdiqën dhe 14 të tjerë iu nënshtruan terapisë pas dyshimeve për kancer të shkaktuar nga rrezatimi në vitet që pasuan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Chernobyl: The Lost Tapes” përmban gjithashtu pamje arkivore të mbulimit fillestar mediatik dhe intervista të reja me dëshmitarë okularë ekspertë.

Zyrtarët sovjetikë këmbëngulën se shpërthimi nuk kishte ndikim në shëndetin e popullatës lokale, por në të njëjtën kohë ata punuan për të evakuuar zonën dhe për të planifikuar një fshehje masive të provave nga ngjarja që tronditi njerëzimin, pasi brenda pak ditësh, rrezatimi ishte përhapur deri në Skandinavi.

Rreth 200,000 mendohet se kanë vdekur si rezultat i drejtpërdrejtë i katastrofës bërthamore ehe pse udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachov këmbënguli se numri i të vdekurve ishte vetëm shtatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb