Ryad Mahrez ishte një nga futbollistët më të mirë të Manchester Cityt në sezonin që lamë pas. Kontrata e anësorit nga Algjeria skadon vitin tjetër dhe drejtuesin e kanë me nxitim rinovimin, pasi nuk duan që t’i lejnë asgjë rastësisë.

Sipas asaj që shkruan The Sun, shumë shpejt do të nënshkruhet kontrata e re e rinovimit. Deri në këto momente që flasim nuk ka asnjë problem në negociata dhe gjithçka pritet të mbyllet me sukses.

Mahrez është një nga të preferuarit e trajnerit Guardiola dhe tekniku e ka pjesë të rëndësishme të planeve për edicionin që po vjen. Vetëm në 2021/2022, lojtari shënoi 11 gola dhe asistoi 5 herë.

Yy
Yy

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb