Kek me thërrime
Për mbushjen:
400 gr fruta pylli
1 lugë lëng limoni
4 lugë sheqer muskovad
1 lugë niseshte

Për thërrimet e tërshërës:
170 gr miell
140 gr tërshërë
120 gr sheqer muscovad
1/2 lugë pluhur pjekës
140 gr gjalpë
140 gr sheqer
Një dorë stika

Frutat e pyllit i vendosim në një tenxhere dhe i ziejmë me sheqerin dhe lëngun e limonit në temperaturë mesatare. Pasi të kenë zierë, krijojmë salcën. Tresim niseshten me 2 lugë ujë dhe ia shtojmë frutave të pyllit dhe i ziejmë sa të trashet masa.
Në një enë bashkojmë miellin me tërshërën, sheqerin dhe pluhurin pjekës. Shtojmë gjalpin e ftohtë dhe e shkrifëtojmë me duar. Ruajmë një dorë për pjesën lart dhe pjesën tjetër e shtojmë mbi një tavë të lyer me sprej pjekjeje. Vendosim shtresën e frutave të pyllit dhe nga lart thërrimet që ruajtëm si dhe stikat. E pjekim për 40 minuta me 170 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: