Policia greke ka sekuestruar rreth 300 kg marijuanë disa kilometra larg kufirit greko-shqiptar.

Mësohet se droga është gjetur në një furgon të braktisur në rrugën “Egnatia” në vendin e quajtur Kalamia, Kozani.

Furgoni është zbuluar pasditen e djeshme, por lajmi është bërë publik këtë mëngjes. Dyshohet se shoferi është larguar pasi furgoni mund të ketë pësuar defekt.

Policia greke deklaratë për shtyp: Kemi sekuestruar brenda në furgon 7 çanta që përmbanin 117 pako me 303 kg 330 gram marijuanë. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur thirrjes tonë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin dje pasdite. Mjeti rezulton i vjedhur në tetor 2019 në Athinë. Janë sekuestruar dhe një çift targash. Po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: