Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në seancën e sotme plenare u shpreh se miratimi i aktit normativ për simbolet kombëtare është një akt që duhet të mbështetet nga të gjithë. Gjatë fjalës së tij, Balla nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Balla tha se Berisha ka bërë gjithçka kundër interesave të shqiptarëve.

Pjesë nga fjala e Taulant Ballës:

“Diskutimi për këtë akt normativ do duhej të ishte ceremonial. Ky moment do të kujtohet gjatë. Për Shumë breza këta dy flamurë do të qëndrojnë bashkë sepse rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në 19 korrik kaloi në një etapë tjetër. Nga ky moment procesi përmbyllet me firmosjen e marrëveshjes së anëtarësimit. Unë nuk e gjej dot përgjigjen e pyetjes që të flasësh në emër të shqiptarëve, për një çështje si kjo dhe të sjellë të gjithë vrerin që të buron kundër Shqipërisë. Nuk bëj diskutim fare me parafolësin, ai e ka të shkruan në ballë, ka gjithçka kundër interesave të Shqipërisë sa herë i është dhënë mundësia. Kjo gjë sot është objekti, çështja që merr vëmendje kryesore në të gjitha mediat botërore. Vendimmarrja e Shqipërisë është sovrane e konsultuar me partnerët tanë strategjikë.

Ata anë reaguar që kur Shqipëria ishte objektivi i një sulmi. Shqipëria më 15 korrik u godit nga një sulm i sofistikuar që kishte si qëllim goditjen e bazave të të dhënave. Një gjë është e sigurt që asnjë nga ju nuk ka mbajtur krahun e Iranit, por e vërteta është që qeveria shqiptare mori dje një vendim të vështirë, por të bazuar në prova konkrete, ku kanë marrë pjesë struktura të specializuara të vendeve anëtare. Të gjitha provat arritën në konkluzioni që pas sulmit fshihej Irani. Nëse do kisha qenë në opozitë në vendin tuaj, do thoja që ky është një moment ku ne duhet të jemi bashkë. Sa i përket çështjeve të integrimit europian, dhe çështje së flamurit, ju bëj thirrje që ne duhet ta zbatojmë urgjent këtë ligj. Në vijim të dakordësimit në Konferencë e kryetarëve sot ngremë një Komision të Posaçëm për të ndryshuar rolin e Kuvendin me fazën e re të procesin anëtarësimit dhe mirëpres rolin e pazëvendësueshëm të opozitës. Jo pa qëllim opozitës i është besuar drejtimi i Komisionit dhe Këshillit Kombëtar dhe së bashku të rrisim këtë proces, natyrshëm duke u fokusuar tek roli primar, ligjbërja. Sa për tradhti apo babëzi, ajo që  e kam thënë shpesh është në turpin e Kuvendin që një non-grata nga SHBA, Britania dhe mos u habisni nga BE më vonë vazhdon të livadhisë i qetë se opozita do bëjë namin, me sa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj vjeshte”, tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: