Lazio ka kaluar me sukses provën e Veronës, teksa në sfidën e Serie A ia doli të fitojë 2-0.

Për të marrë 3 pikë mjaftuan golat e Immobiles dhe Luis Albertos, në pjesën e dytë. Minuta edhe për Elseid Hysaj, i cili u aktivizua në të 76-tën, për të marrë më pas edhe një karton të verdhë.

Kryeqytetasit do synojnë një vend që të çon në Ligën e Kampionëve, objektiv ky i vështirë duke parë konkurrencën e madhe. Skuadra nga Verona do mbijetesën.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: