Papa Françesku niset drejt Kazakistanit. Ati i Shenjtë do të marrë pjesë për herë të parë në Kongresin e VII të Krerëve Fetarë për të promovuar bashkëjetesën paqësore midis popujve dhe feve të ndryshme. Ky është udhëtimi i 38-të apostolik i Papa Françeskut.

“Kur të largohem nga Italia për të bërë një udhëtim apostolik në Kazakistan për të marrë pjesë në Kongresin e Udhëheqësve të Feve Botërore dhe për të takuar popullatën katolike, dua t’ju drejtohem juve, zoti President dhe të gjithë italianëve me përshëndetje të përzemërta, si dhe me lutjen ndaj Zotit për të mirën dhe përparimin e mbarë kombit”, thekson Papa Françesku në telegramin përshëndetës drejtuar Presidentit të Republikës Sergio Mattarella, pas nisjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai është nisur nga aeroporti i Fiumicionos në Romë me destinacion Nur-Sulltani, kryeqyteti i Kazakistanit, në bordin e një Airbus A330 ngjyrë blu, shoqëruar nga stafi i Selisë së Shenjtë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb