Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se shtetasi Pjeter Kola nga fshati Ungrej i Lezhës fillimisht është paraqitur nga dy persona ende të paidentifikuar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës. Më pas nga aty është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar. Policia njofton se 44- vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Është ende e paqartë se cili është vendi ku është plagosur shtetasi Pjetër Kola në Lezhë, në zonën e Vaut të Dejës apo në ndonjë zonë tjetër. Dy personat ende të paidentifikuar thjesht e kanë lënë tek qendra shëndetësore në Vaun e Dejës dhe më pas janë larguar.

Edhe arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit Pjeter Kola mbeten ende të paqarta.

Policia e Lezhës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi P. K., 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.

Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: