Kreu i bandës kriminale që vepronte në Greqi, shqiptari i njohur tashmë si “Esko”, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat greke raportojnë se ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje urgjente kirurgjikale, e cila ka zgjatur katër orë, por mjekët thonë se situata e tij është tepër kritike.

Kujtojmë se i riu shqiptar, “Esko” u plagos gjatë aksionit të policisë për arrestimin e tij pak ditë më parë në Athinë, dhe prej disa ditësh ndodhej në spital nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: