Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me koncesionet dhe rrugët të cilat kushtojnë shumë dhe duket se zgjasin pa fund.

Zef Preçi, Ekspert Ekonomie dhe drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike ka deklaruar se koncesionet mbi pasuritë publike janë një minierë ari për persona të njohur ose jo dhe se prej tyre përfitojnë politikanët më të mëdhenj në vend.

“Do të doja të ofroj një përgjithësim mbi karakteriatikat e koncesioneve tek ne. Ndahet në ato të energjisë që rriskun e ka marrë investitori ndonëse garantimi i çmimit janë shqetësuese.
Shumica janë oferta të pakërkuar e mund të mos jenë në në programin e investimeve të qeverisë.
Premtimi për të mobilizuar para private në shërbime publike nuk është mbajtur dhe janë formë e kontraktimit të drejtpërdrejtë dhe shmangur konkurrencën.

Disa janë marrë në shkelje e konflikt interesi i janë dhënë lobistëve e janë përdorur nga politikanët më të lartë të vendit. Një numër koncesione në naftë psh janë përdorur për lobingje, janë minierë flori për persona të njohur e të panjohur, me persona të tretë si tek inceneratorët që janë në ishujt offshore. Në Shqipëri ka agresion të vërtetë në sektorin publik nga oligarkë dhe krimi i organizuar. Para nga krimi janë kanalizuar dhe janë kthyer ne borxh publik”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: