Në mënyrë befasuese, me anë të një video në profilin e tij në Instagram, Gerard Pique njoftoi se të shtunën, sfida kundër Almeria në “Camp Nou”, do të jetë ndeshja e tij e fundit si futbollist profesionist.

Në moshën 35-vjeçare. Pique vendosi ta mbyll me futbollin, një vendim që kapi të pa përgatitur opinionin sportiv pasi vjen në mes të sezonit: “Tani që ëndrrat e atij djaloshi janë plotësuar është ora për të mbyllur atë cikël. E kam thënë gjithnjë që pas Barcelonës nuk do të ketë asnjë skuadër tjetër, dhe kështu do të jetë. Këtë të shtunë do të jetë ndeshja ime e fundit në ‘Camp Nou’. Do të jem gjithnjë një tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime, forca Barca gjithnjë”, u shpreh Pique në videon e postuar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gerard Piqué (@3gerardpique)


Pique mbajti veshur fanellën e Barcelonës në 615 ndeshje, mes trofeve të shumtë spikasin 3 Champions League dhe tetë tituj kampion në La Liga. Në karrierën e tij fantastike, Pique është shpallur kampion Bote dhe Evrope me Spanjën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Po ikën”, ishte titulli i përzgjedhur nga Marca dhe Mundo Deportivo. “Faleminderit”, shkruan Sport në faqen e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb