Deklaratat e politikanëve britanikë të cilët akuzojnë emigrantët shqiptarë si shkaku kryesor i kriminalitetin në vend, ka nxitur reagime të shumta në media, qofshin ato britanike apo shqiptare.

Ka qenë pikërisht kjo klimë e krijuar që nxiti reagimin e kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi respekt nga pala britanike, madje vuri në dyshim arritjen e një marrëveshjeje depërtimi për emigrantët e paligjshëm.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë James Cleverly ka deklaruar se ka pasur një bisedë “shumë të sinqertë” me kryeministrin shqiptar pas pretendimeve të diskutueshme të Sekretares së Brendshme Suella Braverman mbi numrin e emigrantëve nga Shqipëria që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Media britanike raporton se Rama akuzoi zonjën Braverman për “diskriminim” ndaj bashkatdhetarëve të tij në mënyrë që të heqë vëmendjen nga dështimet e politikave së saj.

Z. Cleverly, në një prononcim për agjencinë e lajmeve PA pas një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, tha se kishte diskutuar me kreun e qeverisë shqiptare. mbi numrin e lartë të qytetarëve që vënë në rrezik jetën e tyre duke e lënë veten në duart e trafikantëve.

“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur edhe Sekretari i Brendshëm, që është një numri shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve. Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, mundëm në një mënyrë shumë miqësore, të kishim një bisedë shumë e sinqertë gjithashtu. Kjo është mënyra se si i zgjidhni situatat duke qenë në gjendje të flisni sinqerisht me bashkëbiseduesit tuaj”. tha ai.

Sipas raportimeve në mediat britanike, rreth 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin e La Manche që nga fillimi i vitit.

Megjithatë pas zhurmës së madhe të shkaktuar nga ngjarjet e fundit, që nga e marta, nuk është regjistruar asnjë kalim i paligjshëm nga Ministria e Mbrojtjes britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: