Tre 19-vjeçarë nga Korça janë shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Policia bën me dije se shtetasi me inicialet R. I., një ditë më parë në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera rezulton se në konflikt kanë qenë të pranishëm edhe shtetasit A. A. dhe E. L., të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë, për ngjarjen e ndodhur.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: