Nuk ishte një luftë e ftohtë, të paktën jo për SHBA, por një luftë e vërtetë sportive për të siguruar një biletë për në fazën e 1/16. SHBA i falet individëve plot klas, lojtarë si Pulisic që realizoi golin e fitores përballë Iran duke i kaluar në fazën e nxehtë të Botërorit. Në fakt, SHBA janë kthyer në ekspertë në pikë pasi është hera e tretë në tre Botëroret e fundit që kalojnë fazën e grupeve.

204551090 C757c66c 5e43 42a3 B99a F2f7ee9386c3
204551090 C757c66c 5e43 42a3 B99a F2f7ee9386c3

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që nuk pësuan gol në këtë fazë, diçka që nuk ndodhte që nga viti i lagët 1930. Formacioni titullarë që SHBA hodhi në fushë kundër Iranin ishte 11 më e re e këtij Botërori, me një moshë mesatare prej 24-vjeç e 320 ditë.

Kk
Kk

Mes lotësh, kërcënimesh dhe lojërave politike, Irani “lan duart” me Botërorin. Kjo nuk ishte një surprizë pasi Irani nuk ka arritur kurrë në histori të kalojë fazën e grupeve. Ky nuk ishte një Botëror i lehtë për përfaqësuesen e Iranit, kjo u përcoll edhe në shkallët e stadiumit ku tifozë të ndryshëm i bënë jehonë protestave që vijojnë prej kohësh në vendin e dytë: “Liri” dhe Mahsa Amini, ishte thirrjet më të shumta në shkallët e stadiumit në sfidën përballë SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: