Presidenti i Federatës Franceze, Le Great deklaronte pak ditë më parë se nuk i intereson Zidane dhe se nuk do i hapte madje as celularin. Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka thyer heshtjen rreth kësaj çështje, duke dhënë opinionin e tij.

“Do të doja të them disa fjalë për deklaratat e presidentit. Komentet e tij ishin të papërshtatshme, mendoj se është një gjë shumë pozitive që i kërkoi falje Zidanit”.

Më pas ai vazhdon: “Natyrisht situata më ka shtyrë të vihem në kundërshtim me të… Por ju siguroj se sot si dje, si muaj apo vite më parë, do të kem gjithmonë shumë respekt për të edhe për atë që jetuam dhe ndamë bashkë kur luanim të dy, nuk do të bëj më asnjë deklaratë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: