Lufta në Ukrainë mund të zgjerohet dhe, do të krijojë më shumë kriza, tha Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ajo foli për sfidat me të cilat përballet popullsia e Ukrainës në lidhje me luftën.

“Unë dua që agresioni i Rusisë të ndalet. Ne nuk duam të shohim fëmijët në mbarë botën të mësojnë se si të mbrohen nga rrezatimi”, tha ajo, duke iu referuar çështjes së sigurisë bërthamore.

“Kur flasim për sigurinë energjetike, nuk duam t’i shohim fëmijët të bëjnë detyrat e tyre nën dritën e qiririt, siç ndodh në Ukrainë. Unë nuk dua të shoh një situatë ku një mjek të kryejë një operacion nën dritën e një elektrik dore, siç ndodhi së fundmi në Kiev”, vuri në dukje Zelenska.

Zonja e parë shtoi gjithashtu se “nuk ka asnjë vend të vetëm në Ukrainë që mund të quhet i sigurt”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: