Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit, ka dhënë dëshminë e saj, duke thënë se i shoqi ai punonte në kushte primitive në depon e demontimit të armëve dhe se ishte i shqetësuar për sigurinë teknike.

Në dëshminë e saj në GJKKO, siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ajo deklaron: Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre.

Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive këtë shqetësim ma kishte shprehur vet. Mbrojta s’ka pyetje.

Kujtojmë se në seancat gjyqësore për procesin ‘Gërdeci’, po thirren dëshmitarë, mes tyre edhe familjarë të viktimave. 15 vite pas shpërthimit të punishtes së demontimit të armëve në Gërdec, ish ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb