PARIS- Hetuesit francezë kanë arritur të identifikojnë bashkëpunëtorin tjetër të vëllezërve Kouachi dhe Amedy Coulibaly, në kryerjen e sulmeve terroriste në Paris. Policia e ka zbuluar identitetin e personit misterioz, kur ka hyrë në banesën e autorit që mori peng një supermarket hebre dhe vrau katër persona të shtunën në mbrëmje në Gentilly në Paris. Sipas asaj që raporton gazeta franceze ‘Le Parisien’, identifikimi është bërë i mundur falë çelësave të një motori të gjetura në shtëpinë e Coulibaly, ku agjentët e policisë gjetën gjithashtu armë, eksplozivë, dokumente mbi Islamin radikal dhe flamuj me siglën e Shtetit Islamik. Por mediat theksojnë se bashkëpunëtori i mundshëm i terroristëve, që rezulton të jetë një ish-i dënuar në Paris, mund të jetë larguar drejt Sirisë.
Ndërkohë mediat belge bëjnë të ditur se Amedy Coulibaly i ka blerë armët e masakrës në Belgjikë. Edhe armët e përdorura nga vëllezërit Kouachi dyshohet se janë blerë nga Amedy Coulibaly në Belgjikë, për të paktën 5 mijë euro.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: