MADRID – Gjykata Supreme e Spanjës ka rënë dakord që të shqyrtojë pohimet e një gruaje belge, e cila pretendon se është vajza e ish-mbretit të Spanjës, Juan Carlos, i cili ka dhënë dorëheqjen verën e kaluar.

Ingrid Sartiau thotë se nëna e saj ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Juan Carlos në vitet 1960, kohë kur ai ka qenë i martuar dhe ka mbajtur kurorën e princit.

Zyrtarët mbretërorë thanë se respektojnë vendimet e gjykatës, duke refuzuar të japin ndonjë koment tjetër lidhur me këtë çështje.

Më herët gjykata ka refuzuar kërkesën e shtetasit Alberto Solas, i lindur në Barcelonë në vitin 1956, për tu njohur si djali i ish-mbretit të Spanjës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb