PESHKOPI- Peshkopia ka qenë qyteti që ka mirëpritur dhjetëra sportistë të disiplinës së Taekwondos, në kamionatin e 20 kombëtar për moshat fëmijë dhe para të rinj.
Për disa orë me radhë kanë qenë 18 ekipe nga i gjithë vendi me në total 120 sportistë që kanë garuar në përballjet në këtë disiplinë.
Drejtuesit dhe organizatorët e këtij eventi e vunë theksin te rëndësia e zhvillimit të tij në evidentimin e talentit që tek moshat e vogla.
Kampionati u zhvillua në ambientet e Pallatit të sportit “Bashkim Lala”. Ndër ekipet që triumfoi, ishte Ortek Taekwondo, ekipi nga Tirana që u shpall ekip kampion në kategorine Kadet, ndërkohë që rrëmbeu 6 medalje ari, 3 medalje Argjendi dhe 2 medalje bronxi. Ndërsa sportisti më i mirë teknik u shpall Sadik Tusha.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
