Opinionisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24, duke komentuar protestën e opozitës, tha se kjo protestë tregoi se ka ende njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar. Megjithatë, Lubonja tha se ai vetë nuk ka shumë besim dhe nuk është optimist se protestat mund të ndryshojnë diçka në Shqipëri. Sipas tij, protestat në Shqipëri nuk janë më një instrument efikas dhe kundërshtari nuk trembet më nga fuqia e turmës në rrugë.

“Mund të ketë 100 vërejtje për protestën për gjërat që u thanë atje, si u thanë, por dua të falenderoj ata  që kanë dalë atje. Ka akoma njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar. Unë për vete jam shumë pesimist dhe prandaj më duken dy herë më të mirë se unë ata që kanë dalë atje, më ka kapur një dëshpërim, protesta nuk është më instrument demokratik i një vendi demokratik që ka më efikasitet, unë këtë ndjesi kam. Por sërish i falenderoj ata që kanë dalë atje. Në këtë vapë, me këtë lodhje, me këtë mërzitje, edhe sikur të dalin 50 vetë duhen falënderuar. Çështja e numrave nuk është më determinante. Numri tregon pushtet, ndonëse mendimi im është se edhe sikur të protestojnë 100 vetë, ka rëndësi”, tha Lubonja.

Analisti tha se fakti që protestuesit janë zhvendosur para Bashkisë së Tiranës janë shprehje e një zemërimi tjetër, ndoshta ka lidhje me ato skandalet që janë denoncuar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb