Në një intervistë për Edicionin e Drekës në News24, Petro Koçi, deputet i Partisë Socialiste, ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të mos kandidojë për një mandat tjetër në zgjedhjet e 11 majit.

Koçi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj sistemit të listave të hapura në nivel rajonal, duke theksuar se ky sistem do të krijojë probleme të mëdha midis kandidatëve dhe elektoratit.

Sipas tij, kandidatët duhet të kenë një start të barabartë dhe se ai do të vazhdojë të angazhohet për Partinë Socialiste, duke shtuar se është kundër përfshirjes në lista të personave që janë hetuar nga SPAK-u, siç është rasti i Ceno Klosit.

Petro Koçi: Kam qenë kundër listave të hapura në nivel rajonal. Ky sistem do krijojë problem të madh mes kandidatëve dhe elektoratit. Kandidatët duhet të ketë start të barbartë. Do të angazhohem në zgjedhje për PS-në. Unë kam qenë e jam që mos jenë në lista njerëz që janë hetuar nga SPAK.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb