Parada vjetore e Krenarisë në Tel Aviv u anulua të premten (13 qershor) ndërsa Izraeli përgatitej për një sulm hakmarrës nga Irani.
Dhjetëra flamuj të komunitetit LGBTQ ende valëviteshin në erë përgjatë shëtitores së Tel Avivit, ndërsa punëtorët çmontuan një skenë dhe paketuan pajisjet e vendosura në një park buzë plazhit për finalen e madhe të eventit vjetor.
Drejtoresha në Qendrën LGBTQ në Bashkinë e Tel Avivit, Rubi Magen, i tha Reuters se anulimi ishte “tepër zhgënjyese” dhe shpresonte që e ftuara e nderit e eventit, Caitlyn Jenner, të qëndronte e sigurt pavarësisht “situatës ekstreme” në të cilën u gjend.
(BalkanWeb)
