Presidenti francez Emmanuel Macron tha të premten se informacioni që Franca kishte mbi programin bërthamor iranian ishte shumë shqetësues, duke shtuar se programi ishte afër një faze kritike.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Macron tha se Franca nuk rekomandoi sulmin ndaj centraleve bërthamore të Iranit, duke thënë se ende ekzistonte një “rrugë diplomatike” për të zgjidhur çështjen.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjithashtu se Parisi “do të marrë pjesë në operacione për të mbrojtur Izraelin” në rast të hakmarrjes së kryer nga Teherani, nëse është “në gjendje ta bëjë këtë”:
“Unë ia kam dhënë disponueshmërinë time Izraelit”, njoftoi ai.
“Përkundrazi”, shtoi ai, “nuk mendoj në asnjë mënyrë të marr pjesë në ndonjë operacion ofensiv”.
(BalkanWeb)
