Fuqia për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit qëndron në një masë të madhe te Donald Trump, thotë Alon Pinkas, një ish-diplomat që ka këshilluar dy kryeministra izraelitë.

Pinkas i tha emisionit Neësday në BBC Ëorld Service se Trump është në një pozitë ku mund të negociojë një marrëveshje paqeje.

Ai theksoi se, praktikisht, presidenti mund t’i bëjë një ofertë Teheranit që do t’u lejonte iranianëve të ruajnë dinjitetin dhe të pranojnë një paqe të negociuar, por duke qenë se Irani është në një pozitë të dobët negociuese, ai është i motivuar të vazhdojë luftimet dhe të shkaktojë më shumë dëme në Izrael.

“Përndryshe, Presidenti Trump mund ta marrë telefonin dhe t’i thotë zotit Netanyahu ‘mjaft më – ke 24 orë për t’i dhënë fund kësaj’,” thotë ai.

“Por a do të bëjë ndonjërën nga këto? Nuk e di”, përfundoi.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb