Një aksident rrugor është shënuar këtë mbrëmje në aksin Shkodër–Muriqan. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi një nga shoferët ka humbur kontrollin e makinës.

Nga përplasjet janë plagosur dy shoferët, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shkodër – Muriqan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes dy automjeteve.

Shtetasi L. H., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin N. B., 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: