Në News 24, Agron Haxhimali nga Instituti për Bashkitë kritikoi situatën me ndërtimet pa leje në Theth.
Ai theksoi se administrata lokale nuk funksionon dhe është e përfshirë në korrupsion, ndërsa akuzoi pushtetin vendor si zgjatim të Partisë Socialiste.
Sipas Haxhimalit, mungesa e Kadastrës dhe tolerimi institucional për interesa elektorale po përkeqësojnë situatën. Ai bëri thirrje për ndarje të qartë të politikës nga administrata dhe respektim të Kushtetutës.
Agron Haxhimali, nga Instituti për Bashkitë: Kryeministri po ndërhyn në administratën lokale, por zyrtarët lokalë kanë shumë probleme. Prona publike mbrohet nga të gjithë. Toka në Theth nuk ekziston as në Kadastër, por është përgjegjësi e shtetit, që nuk e ka bërë Kadastrën. Sa kohë institucionet flenë gjumë, të tolerojnë, i paguan, i korrupton, për interesa elektorale, kjo situatë do jetë. Kemi lot në Tiranë, në Sarandë, në veri e në jug. Pse kështu do vazhdojmë?
Administrata nuk funksionon. Nuk funksionon, sepse ka zona, që ti duhet të thuash që këtu nuk ndërtohet. Ne ndalojmë tek Thethi, e po mbytemi në mes të Tiranës. Pushteti vendor është zgjatim i PS-së. Skandal, nuk duhet të jetë as i PS-së dhe as i PD-së, Kushtetuta i ka përcaktuara si autoritet i drejtpërdrejtë. Do e vlerësoja kryeministrin, nëse do largonte kryebashkiakët, se ata e kanë administrimin lokal.
