TIRANË-Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur respekt e mirënjohje për të gjitha ata që sakrifikojnë në këtë muaj agjërimi që është muaj i tolerancës dhe i reflektimit.

Nëpërmjet një postimi në statusin e saj ‘Facebook’, ministrja Kodheli shprehet: “Respekt maksimal për të gjithë ata që agjërojnë dhe sakrifikojnë në këtë muaj reflektimi e tolerance,aq shumë të nevojshme në këto kohë”.

“Në shenjë falenderimi e mirënjohje, zgjodhëm të shtrojmë ‪#‎iftar për ata që kontribuojnë përditë në lehtësimin dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve; xhenierët, skuadrën antieksploziv dhe efektivët e Komandës Mbështetëse të angazhuar gjatë përmbytjeve. #‎Zoti ja u pranoftë!”, shkruan Kodheli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: