Aanalisti Fatos Lubonja, në një koment me studion e improvizuar të News24 me gazetarin Osman Stafa, u shpreh se kjo media u godit sepse nuk u rreshtua si të tjerat, që pronarët e tyre janë edhe investitorë strategjikë.

Lubonja theksoi se pas vendimit të Gjykatës, veprimet banditeske duhen ndëshkuar, duhet hapur një process më vete për këto, sepse ka ardhur një Ardi Veliu, ish-polic i lidhur me krimin.

Fatos Lubonja: “Për fat të keq, është pjesë e historisë, por në anën ë keqe. Kjo ngjarje nuk është sporadike, janë mbyllur tre media gjatë kohës së sundimit të Edi Ramës. Ka shumë probleme.

Ka pasur një lloj balance pushtetesh në media, ndërsa përkeqësimi me Ramën është i tmerrshëm, sepse do t’i kapë të gjitha. Tre tv kombëtare, kanë 70 përqind të tregut mediatik dhe janë edhe investitorë strategjik. Ndërsa nga ana tjetër, goditet një pronar tjetër, sepse nuk është rreshtuar. Është e turpshme që Tv kombëtare mos japin as lajmin e skandalit të Neës24.

Nuk arrij të kuptoj se si nuk u lejuan gazetarët të merrnin gjërat e tyre personale, veprime banditeske, sikur thonë “unë të nxjerrësh për leckash”. Këtu ka ardhur një Ardi Veliu, i lidhur me krimin, imagjino se ku ka arritur shteti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb