Personi që shihni në foto është Aldi Mustafa, i cili u arrestua dje pas aksionit të policisë në Durrës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Mustafa dyshohet se i ka vënë tritol fqinjit të tij me mbiemër Gjocaj.
Ai konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Aldi Mustafa, i konsideruar edhe si mik i Aleksander Lahos (Rrumi i Shijakut” eshte arrestuar edhe me pare nga policia.
Në 3 prill të 2023, persona ende të paidentifikuar shpërthyen me telekomandë makinën e tij.
Mustafa doli i pa lënduar nga shpërthimi, ndërsa pak minuta para se të ndodhte ngjarja, la në banesë gruan me fëmijën. Zona në të cilën ndodhi ngjarja kishte kamera të shumta sigurie, ndërsa Policia ne ate kohe shpërndau edhe videon e shpërthimit të mjetit.
Aldi Mustafa, është arrestuar më 30 gusht të vitit 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një tjetër vrasje.
