Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja.

Salianji e quan aktin e rëndë, goditje ndaj themeleve të shtetit ligjor.

“Sulmet ndaj magjistratëve, sinjal se institucionet tona po dështojnë”, shkruan Salianji.

Mesazhi i plotë

Sot, kur një magjistrat është vrarë brenda mureve të gjykatës, në ambientin që duhet të jetë me i sigurti në republikë,  nuk kemi të bëjmë thjesht me një krim të rëndë. Kemi të bëjmë me shfaqjen publike të dobësisë së sistemeve që duhet të na mbrojnë nga dhuna: policia, protokollet e sigurisë dhe shpërndarja e përgjegjësisë brenda shtetit. Duke ngushëlluar familjarët e gjyqtarit dhe personave të plagosur, ky moment tmerri nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe veprim të vendosur.

Dhuna brenda një institucioni të drejtësisë është një goditje ndaj themeleve të shtetit ligjor. Sulmet ndaj magjistratëve janë jo vetëm tragjedi për familjet dhe kolegët, por edhe sinjal i qartë që institucionet tona po dështojnë në detyrën më themelore: të sigurojnë rregullin dhe të mbrojnë qytetarin dhe zbatimin e ligjit. Në të kaluarën kemi parë raste sulmesh dhe kërcënimesh ndaj magjistratëve, që tregojnë se rreziku ndaj institucioneve është i pranishëm dhe shqetësues.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb