Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Balliu ka shprehur ngushëllimet familjes , teksa ka shtuar se siguria në vend ka rënë. Ai shtoi më tej se kjo është drama e një vendi ku sundon krimi dhe drejtësia bie.

Sipas tij ky akt i rëndë tregon se pushteti  i krimit nuk njeh më kufi.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Siguria në vend ka rënë.
Një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit — aty ku duhet të sundonte drejtësia, jo plumbi.
Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufij.
Në Shqipërinë e Ramës, krimineli është bërë autoritet politik dhe elektoral, ndërsa shteti është dorëzuar.
Kur vritet një gjyqtar në detyrë, çdo qytetar është i pambrojtur.
Kjo është drama e një vendi ku krimi sundon dhe drejtësia bie.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen e gjyqtarit të ndjerë.
Sakrifica dhe dhimbja e tyre duhet të zgjojnë ndërgjegjen e një kombi që po e humb çdo ditë betejën me krimin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb