ANGLI-Ai sapo ka bërë paqe në nënën e tij, Madonna, por Rocco vazhdon të shqetësojë së tepërmi popstarin.

Djali rebel, i lindur nga martesa me Guy Ritchie, ashtu siç tregojnë fotot e publikuara nga e përjavshmja ‘Novella 2000’ është fotografuar në Londër, në qytetin ku jeton me të atin regjisor, si një endacak. Poshtë një prej urave të Tamizit ai është shfaqur me një veshje si të ishte një lypës.

I ulur në tokë 15-vjeçari Rocco, shfaqet me një kapele blu në kokë dhe shtyn kohën teksa tymos një cigare dhe pi birra me miqtë.

Larg nga nëna që jeton në Shtete e Bashkuara, ai kështu mund të jetë i lirë dhe larg kontrollit të saj, për të bërë ç’i pëlqen. Për atë Madonna ka qarë edhe në skenë gjatë një koncerti, kushedi çdo të mendojë teksa sheh këto foto…
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb