U zhvillua sot raundi i parë i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për mediat theksoi se përdorimi i policisë ndikoi te votuesit. Në fund të deklaratës së tij, Ademi u shpreh optimist për rezultatin zgjedhor në komunën e Çashkës.

“Ne presim që sonte të shkruajmë histori. Mjafton të numërohen votat, të numërohet vullneti i qytetarëve dhe ne besojmë thellësisht se Çashka do të jetë shqiptare,” përfundoi zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: