Kosova, ashtu si Shqipëria, për herë të parë në histori preku fazën “play-off” të një Botërori, një arritje e jashtëzakonshme në një kohë kaq të shkurtër. Dardanët zhvilluan një fushatë kualifikuese fantastike duke e mbyllur Grupin B në vendin e dytë me 11 pikë në 6 ndeshje, 3 fitore 2 barazime dhe 1 humbje.

Këtë të enjte, përfaqësuesja e Kosovës njohu edhe rivalët në fazën “play-off”, dy pengesat e fundit për të shkruar historinë, për të synuar prezencën në Botërorin “FIFA2026”.

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova bënte pjesë në vazon e tretë, ndërsa rivalin e parë e “peshkoi” nga vazo e dytë. Në fazën gjysmëfinale të “play-off”, goglat e vendosën përballë Sllovakisë.

Kosova është e detyruar të luajë sfidën e parë në transfertë me 26 mars.

Ndërkohë, në fazën finale, Kosova do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: