Nga Kujtim Morina

Në këtë 8 dhjetor, unë ndiej zhgënjim. Ky është vit jubilar i asaj nisjeje, 35 vjetori por nuk kemi asgjë për tu krenuar. Madje e kundërta. Kishim besuar se gjërat do të ndryshonin, në fakt ish komunistët arritën ta mbanin pushtetin, kuptohet herë hapur dhë herë të kamulfuar, por ia arritën. Natyrisht se ata kishin më shumë shkollim dhe ishin më të privilegjuar nga sistemi por ishin bartës të tij që ndotën edhe demokracinë.

Ne s’kemi arritur të ngremë një sistem në këto vite. Pra nuk kemi shtresën e profesionistëve të çdo fushe sepse mentaliteti që çdo gjë bëhet përmes partisë dhe jo shtetit e ka shkatërruar atë. Po jetove me djersën dhe mundin tënd, jeton me vështirësi. Po iu ngjite si ai sendi nën këpucë partisë, e ke shumë më të lehtë me shumë favorizime e privilegje. Në fillim të viteve 90, dalloheshin paksa njeriu i partisë që mbështet vetëm pjesën e vet dhe ai i shtetit që duhet t’i trajtojë të gjithë njëlloj, më vonë ky dallim pothuaj është hequr.

Mentaliteti otomano-komunist që çdo gjë bëhet me lidhje, tarafe, ryshfete, intriga, është mbisundues. Konkurset reale nuk ekzistojnë, po gjete mikun, mund të fitosh, nëse nuk e gjen, pret më kot.

Në këtë 8 dhjetor, ndiej zhgënjim sepse njerëzit nuk janë të lirë, janë të ngulfatur, elitat politike janë po ato të para tre dekadave dhe e kanë mbërthyer keq sistemin duke e lënë pa shpresë për grupime të reja, për parti që t’ia fillojnë nga e para, të marrin pjesën më të mirë të këtyre dy partive dhe të lënë ata që s’kanë çfarë të japin më. Në vendet demokratike, elitat ndërrohen çdo 10-15 vjet, në Shqipëri vazhdojnë për 35 vjet rresht ashtu si vendet e Azisë Qendrore, vetëm formalisht demokratike.

Ndiehem i zhgënjyer në këtë 8 dhjetor sepse pothuaj çdo gjë është bërë që prona mos të shkojë tek i zoti, puna tek i afti dhe është krijuar kaos që të fitojë i pandershmi, përfituesi, zullumqari, etj. Po nuk vendosëm bazat e sistemit, kam frikë se as hyrja në BE nuk do ta zgjidhte problemin sepse edhe nëse do të ishim brenda, do të ndodheshim përsëri në një tranzicion të gjatë për të arritur të paktën mesataren e standardeve të vendeve të BE-së. Tani kemi shumë më tepër pushtet sesa shtet, sundim partie sesa ligji, paaftësie sesa profesionisti,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: