Prej gati pesë ditësh qytetarët në Vlorë po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Banorët kanë dhënë ultimatum ujësjellësit dhe Bashkisë. Ata kanë thënë se do të presim deri nesër dhe në rast se nuk do të realizohet furnizimi me ujë atëherë protesta do të përshkallëzohet.
Këtë të hënë banorët protestuan para Bashkisë së Vlorës, duke kërkuar një zgjidhje të kësaj situate problematike.
Te revoltuar ata hodhën akuza ndaj kryetares së bashkisë së Vlorës, si edhe qeverisë, duke u shprehur se kanë vjedhur miliona dhe se nuk po punojnë aspak për qytetarët.
Gjithashtu gazetari i News24, Enrik Mehmeti, tha se lidhur me këtë çështje është mbledhur edhe prefektura e Vlorës.
“Mbledhja ka rreth një 2 orë që po vijon, e thirru nga prefektja dhe vetë qyteti e ka të nevojshme dhe jetike zgjidhjen e kësaj problematike dhe vendosjen në funksion sa më të shpejtë të tubacionit”, tha ai.
