Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ftuar në News24 foli për zhvillimet politike në vend. Gjatë intervistës Blushi hodhi akuza ndaj qeverisë Rama duke theksuar se nuk njohin asnjë të drejtë të qytetarëve dhe se nuk meriton më asnjë ditë më shumë në pushtet.

Tedi Blushi analizoi edhe protestat e qeverisë duke thënë se rruga e vetme mbetet përballja në rrugë, institucione dhe çdo vend tjetër.

“Duhet përballje me këtë regjim që ka ‘djegur’ të ardhmen e shqiptarëve. Alternativa e vetme është përballja me këtë regjim që duhet të ishte larguar, dje dhe jo nesër. 20 shkurt, aksioni i opozitës do të përshkallëzohet në të gjitha format demokratike. Dhuna kurrë nuk ka qenë opsion i opozitës. Kush përpiqet që barazojë opozitën me dhunën I jep zë propagandës së gënjeshtër të Ramës”, tha ai.

Gjithashtu komentoi edhe nismën e mazhorancës për ndryshimet ligjore, duke thënë se kryeministrin Edi Rama nuk mund ta mbrojë asgjë dhe se sipas tij është i zhytur në korrupsion. I ndalur tek mbledhja e Këshillit të Mandateve që pritet të mbahet të hënën,

“Ramën nuk ka fuqi në botë që e mbron. Edi Rama nëse do të ishte aq trim sa hiqet, nuk do fshihej as pas fustanit të Belindës, as pas fustanit të Mirlindës as pas atyre gorillave që mban siç e pamë në Durrës për të trembur shqiptarët. Asgjë nuk e shpëton dot Ramën, mund të çmendet nesër mund të ndryshojë dhe Kushtetutën ta shpallë këtë vend diktatorial, ju mendoni se këto mund ta shpëtojnë Ramën… Gjithçka mund të ndodhë me një shumicë rafraktare në raport me Kushtetutën me ligjin, nuk kam asnjë shpresë. Kush iluzion apo shpresë te Rama ose është naiv ose është I painformuar. Unë nuk do komentoj asnjë vizitë të asnjë përfaqësuesi sepse nuk I di arsyet e vërteta. Por gjithë shqiptarët e dinë se kush po i vjedh sot.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: