SPAK ka kërkuar dënimin me 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taci. Biznesmeni në arrati po gjykohet në mungesë për pastrim parash, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë kreu i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 18 milionë eurove që dyshohet se i përkasin mafias italiane.

Kërkesa është paraqitur në kuadër të një hetimi të gjerë kundër veprimtarisë kriminale me origjinë nga Italia, ku autoritetet shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtë me homologët italianë.

Sipas akuzës, shuma prej 18 milionë eurosh dyshohet se rrjedh nga aktivitete të paligjshme dhe është investuar apo qarkulluar përmes skemave të ndryshme për pastrim parash.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb