Avokati Erjon Kanxheri, në “Studio 24” u shpreh se amnistia fiskale që ka hyrë në fuqi, parashikon faljen e detyrimeve të 5 viteve të fundit, por ajo që po ndodh aktualisht, është shkelja nga ana e organeve tatimore e këtij ligji.
Kanxheri tha se organi Tatimor nuk orientohet në këtë ligj dhe nuk e ka në referencë këtë ligj. Organi Tatimor nuk i referohet ligjit në këtë rast, i referohet akteve nënligjore se ato janë burokracira të brendshme që e bën të funksionojë.
“Detyrimet e para 5 viteve nëse kanë qenë të nxjerra nuk mund të mblidhen forcërisht nga tatimet, për shkak se janë të parashkruara që dmth 5 vitet e fundit diskutojmë, detyrimet e para 5 viteve janë një borxh i humbur i shënuar në ca libra. Pra duhet të pastrohen bilancet, që është pa efekt.
Efekti i vetëm është 5 vitet e fundit. Që dmth nëse një tatim pagues ka detyrime dhe në këto detyrime ka dhe gjoba edhe kamate, mund të shpëtojë gjobat dhe kamatat duke iu nënshtruar këtij ligji. Aktet nënligjore që nuk kanë dalë, me afatet që ka përcaktuar ligji, duhet të kishin dalë. Duhet të dilnin 15 ditë nga hyrja e ligjit”, tha avokati.
Erjon Kanxheri: Së pari duhet të kuptojmë se amnistia fiskale është më shumë për organin tatimor sesa për tatimpaguesit. 5 vitet e fundit kanë të drejtë tatimet të kontrollojnë dhe të nxjerrin detyrimet. Detyrimet e para 5 viteve nëse kanë qenë të nxjerra nuk mund të mblidhen forcërisht nga tatimet, për shkak se janë të parashkruara që dmth 5 vitet e fundit diskutojmë, detyrimet e para 5 viteve janë një borxh i humbur i shënuar në ca libra.
Pra duhet të pastrohen bilancet, që është pa efekt. Efekti i vetëm është 5 vitet e fundit. Që d.m.th nëse një tatimpagues ka detyrime dhe në këto detyrime ka dhe gjoba edhe kamate, mund të shpëtojë gjobat dhe kamatat duke iu nënshtruar këtij ligji. Aktet nënligjore që nuk kanë dalë, me afatet që ka përcaktuar ligji, duhet të kishin dalë.
Duhet të dilnin 15 ditë nga hyrja e ligjit. Kemi shkelje të afateve, nga mesi i shkurtit duhet të kishin dalë. Standardi nuk mund të jetë akti nënligjor, por ligji. Nëse ligji ka dalë, është detyrues i zbatueshëm dhe është mjaftueshëm i qartë për të mos mbledhur detyrimet që ligji i ka falur.
Pra, nëse ligji i ka dhënë një tatimapaguesi të drejtën për të paguar detyrimin dhe t’i falen kamatet e gjobat, në të njëjtën kohë që priten aktet nënligjore dhe që ishte në procedurë miratimi dhe hyrje në fuqi të ligji, organet tatimore kanë mbledhur detyrime të cilat i prekte kjo amnisti. Në momentin që një ligj ka dalë dhe është në procedurë, është shpallur, është fakt publik dhe jo një gjë e fshehtë. Nqs organi tatimor ka të drejtë të mbledhë detyrime që i ka falur ligji dhe ne po presim një akt nënligjor që nuk del dhe organi tatimor thotë nuk e zbatoj këtë amnisti…
