1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, vetëm 1 gol i shënuar dhe -10 nga Inter. Këto janë shifra që trembin jo pak Allegri-n, më shumë se sa diferenca me zikaltërit, teknikun e “djallit” e shqetëson sulmi dhe objektivi për të blinduar prezencën në Champions League. Milan i mungon fitorja që nga sfida kundër Pisa, për këtë arsye ndaj Cremoneses tre pikët janë detyrim, jo vetëm kaq, por Allegri shpreson shumë që faza ofensive e tij të zhbllokohet.

Lajmi i mirë është se Allegri më në fund do të këtë në dispozicion dyshen e tij të preferuar Leao-Pulisic, por të dy lojtarët duhet të rikthehen edhe një herë në nivele të larta pasi në 377 minuta që kanë luajtur së bashku kanë shënuar vetëm 2 gola për kokë. Në total të dy sulmuesit kanë shënuar tetë gola për kokë këtë sezon, sigurisht shifra këto që nuk kënaqin shumë Allegrin.

Në çdo rast, trajneri i Milan ka edhe dy opsione të tjera për sulmin, Nkunku dhe Fullkrug. Francezi ka shënuar 5 gola, ndërsa gjermani vetëm një gol, atë kundër Lecce-s. Sa për të bërë një krahasim, Inter ka shënuar 62 gola në total deri në këtë pikë të sezonit, 21 gola më shumë se sa Milan, ndërsa vetëm Lautaro ka shënuar 14 gola në total.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: