Nuk ka paqe për Mehdi Taremin. Verën e shkuar, sulmuesi humbi Botërorin për Klube, nuk ishte në dispozicion të Inter, pasi ngeci në Iran, por këtë herë situata është edhe më e rendë. Vendi i tij është përfshirë së fundmi në një konflikt të hapur me SHBA dhe Izraelin, një situatë e vështirë ku edhe Taremi kërkon të përfshihet.
Sipas një lajmi të bërë publik nga TuttoSport, ish sulmuesi i Inter jo vetëm që nuk dëshiron të qëndrojë pasiv, por i ka kërkuar klubit të tij Olympiacos ta lënë të lirë pasi dëshiron të largohet nga Greqia për të shkuar në Iran: “Vendi im ka nevojë për mua”, mësohet të këtë thënë Taremi.

Me pak fjalë, ish sulmuesi i Inter ka vendos të shkojë në luftë, titulli i përzgjedhur edhe nga TuttoSport: “Do të shkoj në luftë”, shkruan e përditshmja torineze në faqen e parë.
Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare në lidhje me këtë lajm të bërë publik, por nuk do të ishte hera e parë që sportistë i bashkohen vendeve të tyre që janë në luftë, të shumtë ishin sportistët ukrainas që u bashkuan në luftë kundër Rusisë.
