Presidenti i Partia e Lirisë, Ilir Meta, sipas avokatit të tij, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë.
Lajmi u bë i ditur nga mbrojtësi ligjor i Metës, Kujtim Cakrani, i cili konfirmoi se vendimi për të tërhequr ankimin u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore.
Me këtë vendim, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke mbetur në fuqi masa e vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.
