Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë, Kryesinë e Partisë Socialiste.

Ndërkohë po sot, u mblodh qeveria ndërsa në përfundim të saj, ministrat komunikuan për mediat vendimet e miratuara.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se qeveria po monitoron në mënyrë të vazhdueshme çmimet e karburanteve në vend, në një kohë kur luhatjet në tregjet ndërkombëtare kanë ngritur shqetësime për rritje të mundshme të tyre. Ajo theksoi se institucionet po ndjekin situatën në baza ditore dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me tregtarët dhe shoqatat e hidrokarbureve për të shmangur abuzimet apo spekulimet në treg.

Kujtojmë se deputeti Blendi Klosi theksoi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se do të fillojnë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të partisë. Në një konferencë për mediat, ai theksoi se rivlerësimi në anëtarësi do të bëhet më 12 qershor, në 35-vjetorin e partisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb