Bota e kinemasë dhe arteve marciale është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ikonës së njohur Chuck Norris, i cili ka ndërruar jetë papritur në moshën 86-vjeçare, vetëm një ditë pasi ishte shtruar në spital për një gjendje shëndetësore që nuk është bërë ende publike.
Pas publikimit të lajmit, reagime të shumta kanë ardhur nga figura të njohura të artit dhe politikës në mbarë botën, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një prej emrave më të mëdhenj të kinemasë aksion dhe arteve marciale.
Ndër reagimet më të spikatura ishte ai i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili përmes një postimi në rrjetin social X shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit.
“Unë dhe Sarah jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi i vdekjes së Chuck Norris, një mik i madh i Izraelit, si dhe një mik personal. Chuck u solli artet e tij marciale dhe ngrohtësinë e karakterit miliona njerëzve në mbarë botën. Kujtesa e tij qoftë një bekim”, shkroi Benjamin Netanyahu.
Gjatë karrierës së tij, Chuck Norris kishte një lidhje të veçantë me Izraelin, ku kishte realizuar tre filma dhe kishte pasur rastin të takohej personalisht me Benjamin Netanyahun gjatë xhirimeve.
💔 Chuck Norris has passed away at the age of 86.
He once said: "I've done 3 movies in Israel – ‘Delta Force’ being my favorite – and I formed many friendships while there. You have an incredible country, and we want to keep it that way.”
Here's a clip of him meeting Bibi: pic.twitter.com/xkcFlwSDfI
— Yehuda Teitelbaum (@chalavyishmael) March 20, 2026
