Ernest Muçi është pjesë e treshes së golashënuesve te Trabzonspori, që renditen të dytët për gola të shënuar në “Top 10” ligat e Euopës. Deri tani janë 42 gola të shënuar në 27 javë të Superligës turke.

Në vend të parë është Bajern Mynih në Bundesligë, ku treshja kryesore e sulmit ka shënuar 55 gola. Kejn, Luis dhe Olise po tregohen të pandalshëm në kampionatin gjerman. Pas Trabzonsporit vjen Barcelona, me 37 gola të shënuar në La Liga nga Jamal, Torres dhe Rafinja.

Te Trabzonspori është një sulm që po funksionon në mënyrë të shkëlqyer. Onuaçu me 21 gola, Augusto me 11 gola dhe Muçi me 10 janë më të rrezikshmit e kampionatit.

Duhet thënë se Muçi shpesh po detyrohet të luajë në krahët e sulmit, edhe pse roli i tij i preferuar është si numër 10. Mesfushori me tipare sulmuese, si i huazuar, është një nga goditjet më të vlerësuara te Trabzonspori.