Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Vorës.
“Kjo është pjesë e vazhdimësisë. Luajtëm ndaj kundërshtarëve direkt në renditje. Fitorja është e rëndësishme për vazhdimësinë.
Unë mendoj që jemi në rrugën e duhur, nuk duhet të personifikojmë njerëz, aq më tepër veten. Skuadra ka qasje tjetër dhe konfigurim ndryshe. Mendoj se është e meritë e të gjithë djemve, që janë të vëmendshme dhe kanë dëshirë me uri për të shkuar te rezultati pozitiv.
Kërkonim të krijonim dendësi, duke futur Kobiljarin nga linjat anësore. Dy ekranë si Patriku dhe Rafa, sepse Vora është shumë e fortë në tranzicion. Kërkonim të krijonim çifte në krah, me Ndong dhe Kobin. Meritojnë komplimente çunat, gjendja fizike e çunave nuk është e duhur. Sidomos Alvarez, që kishte mënyrë loje për t’u pasur zili. Xhixha dhe Tabeku pothuajse nuk kanë bërë stërvitje fare, por sakrifikuan për skuadrën. Në fund duhet të mendosh edhe për të mbrojtur rezultatin.
Ne duhet të merrnim masat për të shtuar shtatlartësinë. Ndërrimet janë në varësi të situatave të lojës. U munduam në bllok të mesëm në pjesën e dytë, edhe për shkak të anës fizike. Mehmeti është djal i ri, kohën e presionit nuk e ka të mirë.
Kishim dy ekranë, por edhe dy numra 10. Jo gjithmonë funksionoi, por me Alvarez dhe Kobiljar kërkuam diagonalet dhe për të ndërruar mënyrën e lojës.
Gjithmonë anësorin e krahut të kundërt zhvendoset nga qendra. Tabeku ka sakrifikuar shumë se gjithë kohës pa stërvitje, por edhe në fazën mbrojtëse duke ardhur te zona e 16 metrave.
Për shkak të gjendjes fizike, Xhixha ka luajtur me injeksione. U fut si lider i vërtetë, zgjidhi ndeshjen. Që të mos vuante dhe të mos shtonte dëmtimin, mendova ta zëvendësoja. Duke marrë edhe masat në mbrojtje. Idea që ta ruanim, meriton komplimente se e bëri punën e vet”
