Stadiumi “PGE Narodowy” do të qëndrojë i mbuluar, ndërsa Shqipëria mat forcat me Poloninë në Varshavë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Polake të Futbollit, Lukasz Vashovski, ka konfirmuar se çatia e stadiumit do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjysmëfinales së “play off”.

Ky takim do të nisë në orën 20:45. Dhe kjo është hera e parë, që kuqezinjtë shkojnë në këtë fazë duke ëndërruar Botërorin 2026.

Lojtarët nuk do të ndikohen kështu nga kushtet atmosferike. Po ashtu edhe atmosfera nga ana e tifozëve pritet e ndezur.

Ky rast është i pazakontë për Kombëtaren shqiptare. Me stadiumin e mbuluar, do të kërkohet kualifikimi në finalen e “play off”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb