Kosova u mund 1-0 nga Turqia në finalen e Play Off të Botërorit. Pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa bëri analizën e tij për “Studio 24” në News 24.

“Nuk mund të them çështje fati, turqit ishin më të vendosur. Ishin mirë të pozicionuar, shfrytëzuan pikat kryesore. Ata mbajtën Kosovën larg portës së tyre.

Kosova- Kam besim shumë te ky grup, Gallopeni bëri një ndeshje  të mirë, ka lojtarë që luajnë në Serie A. Nuk po diskutoj Muriqin e Asllanin. Zhegrova, për aq sa luajti nuk kishte çfarë të bënte”- Tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb